Një shtëpi plazhi është mbuluar nga akulli deri në 17cm dhe nga pamjet është cilësuar si vepër magjike e natyrës. Vendndodhja e kësaj shtëpie është në Webster, New York.
Fotografi John Kucko i postoi disa fotografi në Facebook, por u gjykua për përdorim fotoshopi dhe më pas zgjodhi të publikonte një video në Twitter e cila u bë virale ku kishte shumë ndjekës që e krahasuan me filmin e animuar ‘Frozen.’