Në fund të viteve 1980-ta, mbreti i drogës, Pablo Escobar, në kulmin e karrierës së tij kriminale, kishte pothuajse 60 milionë dollarë të hyra brenda ditës dhe kishte në pronësi të tij më shumë se 800 prona.

Më e famshmja nga këto ishte rezidenca e tij në Puerto Trifuno.

Megjithatë kompleksi gjigant, i cili gjendet në bregdetin Kartagjenas, nuk e ka madhështinë dhe luksin që kishte dikur.

Së fundmi ky vend është vizituar nga shkrimtari Luke Spencer, i cili publikoi disa fotografi të kompleksit luksoz, tashmë të braktisur dhe të dëmtuar të “El Patron”.

Këtu Escobar, kishte pishina, kopshtin zoologjik personal madje edhe dushin nga ari.

Kjo tokë, e cila pas vdekjes së Escobar kaloi në pronësi të qeverise kolumbiane është lënë totalisht në harresë.