Konferencë në temën “Shteti i robëruar – ilustruar përmes rastit – ndërtim i projektit “Shkupi 2014” do të mbahet sot në Shkup në organizim të Transparensi Interneshënëll Maqedoni.

Në konferencë janë paralajmëruar fjalime hyrëse të ministrit të Kulturës Asaf Ademi, të Koordinatorit kombëtar të kulturës dhe bashkëpunimit ndërmjet resorëve në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Robert Alagjazovski dhe të Sllagjana Tasevës, kryetare e Transparensi Interneshënëll Maqedoni.

Sipas organizatorit, tendenca e “shtetit të robëruar”, jotransparenca dhe kontrolli i pushtetit ekzekutiv u bënë të dukshme përmes një varg masash me realizim të projektit “Shkupi 2014”.