Të gjithë kanë idenë se sa më shumë punë të kryejë një njeri njëkohësisht, aq më i aftë është dhe aq më shumë e ndihmon trurin për të qenë aktiv, kreativ e të përforcojë kujtesën. Në fakt, ky mendim është i gabuar. Një studim i kryer nëUniversitetin e Kalifornisë tregoi se ngarkesa me disa angazhime njëkohësisht, për shembull të flasësh në telefon, të përdorësh kompjuterin, të të ndërpresin vazhdimisht teksa bën një punë, ndikon negativisht në kreativitet, ul përqëndrimin, dobëson kujtesën dhe ul nivelin e performancës në punë.
Studimi
Në studim morën pjesë 200 studentë të cilëve iu caktua si detyrë të mbanin mend 120 fjalë të shfaqura në një ekran. Grupi i parë i studentëve i shihnin fjalët pa ndërhyrje, grupi tjetër me një muzikë të famshme në sfond, ndërsa një tjetër grup me një këngë të papublikuar. Kur u pyetën për fjalët që mbanin mend, ata që nuk kishin muzikë në sfond e ndërhyrje mbanin mend më shumë të tilla.
Mos e mbingarkoni trurin
Sikurse është konstatuar në përfundim të studimit, mbingarkesa e trurit me informacion e aktivitete në një periudhë afatgjatë mund të shkaktojë probleme në përqëndrim, kujtesë e kreativitet. Është më mirë t’i kushtoni gjithçkaje kohën e duhur, pasi kjo do të përkthehet në rezultate më të mira.
A e dini se… ?
Të mos mbingarkosh veten me shumë angazhime njëkohësisht mund të shmangë shfaqjen e dhimbjeve të shpeshta të kokës, arsye e të cilave nuk dihet mirë, por stresi është faktor favorizues.