​Mungesa e proteinave është fenomen veçanërisht i rëndësishëm i cili duhet të monitorohet në qoftë se ushtroni dhe e formësoni trupin tuaj gjatë periudhës së verës.

Zbuloni sinjalet që i dërgon trupi juaj dhe përqendrohuni në konsumin më të shpeshtë të mishit, qumështit, produkteve arrore dhe bishtajore, shkruan Men’s Health.

Keni dëshirë të rritur për ëmbëlsira

Edhe pse është më e logjikshme që ta keni një dëshirë të rritur për vezë apo mish, realiteti është ndryshe. Një nga funksionet më të rëndësishme të proteinave është se e mbajnë nivelin e sheqerit në gjak, dhe për këtë arsye mungesa e tyre në trup rrit dëshirën për ëmbëlsira.

Nuk mund të përqendroheni

Niveli i ekuilibruar i sheqerit në gjak është i rëndësishëm për të qëndruar të fokusuar. Kur ju mungojnë proteinat, niveli i juaj i glukozës ndryshon dhe shkakton dekoncentrim.

Rënia e flokëve

Proteinat e forcojnë dhe mbrojnë organizmin, kështu që nëse zvogëlohet sasia e tyre, rriten gjasat që flokët t’ju bien gjithnjë e më shumë, si dhe t’ju dobësohen qimet.

Ndjenja e plogështisë

Sigurisht keni mësuar deri tani se proteinat janë shumë të rëndësishme për muskujt, kështu që çdo plogështi apo mosdisponim lidhet me mungesën e proteinave në trup.

Shpesh jeni të sëmurë

Vëllimi i zvogëluar i bicepseve nuk është problemi më i madh i cili mund të shfaqet në procesin e mangësisë së proteinave. Nëse jeni shpesh të sëmurë dhe të ftohur, apo ju bie vazhdimisht imuniteti, kjo është edhe një shenjë që keni mungesë të proteinave.