Ballina Lifestyle Si ta gjeni personin e përsosur

Si ta gjeni personin e përsosur

Kush nuk do të donte ta gjente atë të përsosurin? E kuptojmë se Ryan Gosling është i zënë, por ja disa këshilla se si ta gjeni të përsosurin tuaj.

Nëse ju pëlqen, tregoni!

Kur shkoni në një bar, nga të gjithë meshkujt që janë aty, sa kapin syrin tuaj? Sa i plotësojnë standardet tuaja? Dy? Një? Pse duhet të prisni që ai të vijë te ju, kur mund të shkoni dhe t’i tregoni se sa bukur duket.Vendi i duhur

Është e çuditshme sa shumë femra kërkojnë në vendin e gabuar për atë të përsosurin. Mendoni këto pyetje: Çfarë meshkujsh ju pëlqejnë? Ku dalin më shpesh ata? Në këtë mënyrë do ta keni më të lehtë të kategorizoni ata që kanë potencial për partner.

Qëndrimi i duhur

E vërteta është që t’i afrohesh një mashkulli, duhet të jesh e qetë, me vetëbesim dhe me stil. Por, e vërteta është se femrat frikësohen se nëse e bëjnë hapin e parë, do të duken të dëshpëruara ose shumë të afërta.

Kënaquni në takim!

Tani që e keni gjetur personin e duhur, kujdesuni që të kaloni sa më mirë në takimin tuaj. Mënyra më e mirë është që ta lejoni bisedën të rrjedhë dhe të argëtoheni të dy. Ju duhet të brengoseni vetëm për pesë minutat e para. Nëse mund t’i kaloni ata, pjesa tjetër e takimit do të fluturojë.