Disa gra thjesht e dinë se kanë pasur ovulacionin. Disa gra tjera nuk vërejnë kurrfarë ndryshimi…

Nëse mendoni që të mbeteni shtatzënë “komunikoni” me trupin tuaj dhe kërkoni shenjat natyrale që tregojnë se ovulacioni po afrohet.

Këto shenja janë:

• sekreti vaginal shtohet sa më shumë që i afroheni kohës së ovulacionit. Ky sekret është i lëngshëm, i ngjashëm me të bardhën e vesë.
• shtohet libido
• ndjeni një dhimbje të lehtë në njërën anë të barkut

Për të determinuar kohën kur ju duhet t’i keni këto shenja, përdorni kalkulatorin e ovulacionit, transmeton Telegrafi.

Konsultohuni me gjinekologun tuaj për të t’ju sqaruar shenjat e ovulacionit.

Gjinekologët mendojnë se gjasat për të mbetur shtatzënë janë maksimale nëse çifti ka marrëdhënie seksuale 2 ose 3 herë në javë.

Këtë provoni për disa muaj dhe pastaj nëse nuk keni sukses bisedoni me gjinekologun. Ai duhet t’ju ndihmojë dhe t’ju tregojë mënyrën se si të detektoni kohën e ovulacionit.