Po, ti mundesh! Të bësh akullore në shtëpi, po themi. Ti mund të kesh parë receta që duken shumë të shijshme, por kërkojnë makineri të posaçme. Në këtë rast nuk të duhet.

Duhen vetëm përbërësit.

Hap një kanaçe me qumësht të kondensuar të ëmbël dhe hidhe në një enë të madhe. Në një enë tjetër rrih kremin e gatshëm me një përzierës elektrik ose me dorë sa të trashet. Përzieji të dy përbërësit sa të bashkohen. Mund të shtosh dhe pak ekstrakt vaniljeje apo disa fruta të thata të grira. Tani duhet të mendosh për ngrirjen.

Sekreti është ta ngrish kremin në kubat e akullit, pastaj t’i copëtosh kubat në një përzierës.

Ngrirja e akullores në porcione të vogla lejon formimin e kristaleve të akullit. Kjo metodë është publikuar fillimisht nga Serious Eats Food Lab ku instruktohet ta hedhësh akulloren në mbajtëset e akullit, ta ngrish për katër orë dhe pastaj t’i grish në procesorin elektrik. Vendose përsëri përzierjen në ngrirësin e frigoriferit katër orë dhe kur ta nxjerrësh do kesh një akullore shumë të shijshme.