Ashtu siç ndodh me telefonatat, mund të ndodhë që ju të merrni mesazhe nga kontakte të padëshiruara.

Nëse mendoni se është një mesazh nga një person i panjohur, është thjeshtë spam ose një mesazh nga dikush që nuk dëshironi të keni më kontakte, atë herë ju mund të vendosni ta bllokoni atë në mënyrë shumë të thjeshtë. 

Mjafton të ndiqni këto hapa:

1. Shkoni tek mesazhi i personit që dëshironi të bllokoni dhe shtypni ikonën e informacioneve që ndodhet lart në të djathtë.

2. Shtypni numrin e telefonit të dërguesit të mesazhit dhe më pas shtypni butonin Block this Caller që ndodhet poshtë.

3. Konfirmoni këtë veprim duke shtypur Block Contact në dritaren që do të hapet më pas.

Ju do të shikoni opsionin Block this Caller dhe po ashtu edhe Unblock this Caller. Mund të shtypni shigjetën lart majtas për t’u kthyer pas dhe për të shtypur Done. 

Nëse dërguesi mundohet t’iu shkruaj pasi ju e keni bllokuar atë, mesazhet e tij nuk do të arrijnë tek ju. 

Nëse dëshironi të shikoni listën e numrave që keni bllokuar, mjafton të shkoni tek Settings > Messages > Blocked. 

Aty mund të shikoni të gjithë numrat që keni bllokuar dhe mund t’i modifikoni ato. /iPhoneAlbania