Besojmë në rëndësinë e konsumit të frutave dhe perimeve për një ushqyerje të ekuilibruar, sepse janë një burim i mirë vitaminash, kripërash dhe fibrash. Siç konfirmon Organizata Botërore e Shëndetit, ta ndryshosh dietën është shumë e rëndësishme, duke konsumuar veçanërisht  ushqime të freskëta.

Në ditë duhen konsumuar minimalisht 400 gramë fruta dhe perime. Po si ta konsumojmë këtë sasi? Nëse nuk mund të hani më shumë sesa një kokërr frut në ditë, mund t’i shtrydhni. Lëngjet janë zgjidhja, por frutat duhet të jenë të freskëta dhe për të qenë të sigurt përgatitini vetë.

Lëngjet e përgatitura në shtëpi përmbajnë 90% të vlerave ushqimore të frutave dhe perimeve.