Ekipi ndërkombëtar i hulumtimit ka zbuluar se 12 përqind e rasteve të depresionit mund të ishin parandaluar nëse pjesëmarrësit do të ushtroheshin vetëm një orë çdo javë.

Në studimin më të madh dhe më të gjerë të këtij lloji, analiza përfshinte 33908 të rritur norvegjezë të cilët u monitoruan për 11 vite.

“Ne e dinim që stërvitja ka një rol në trajtimin e simptomave të depresionit, por kjo është hera e parë që ne kemi qenë në gjendje të përcaktojmë potencialin parandalues të aktivitetit fizik”, tha autori kryesor Samuel Harvey.