E çfarë mund të shijojë më shumë se një puding çokollate në një pasdite të zymtë ? E dimë sa e vështirë mund të jetë të gjesh “forcen” për t’u ngritur e për ta shijuar në një bar , ndaj po ju japim receten si mund ta përgatisni në shtëpi.

PËR 10 COPË: 200g çokollatë fondente, 250g gjalpë, 4 lugë pije me kafe, 1 lugë kafe ekspres, 4 vezë, 2 të verdha veze, 125g sheqer, 65g miell integral, 2 lugë sheqer pluhur.
Shkrijmë çokollatën dhe gjalpin në banjëmari, pastaj e heqim nga zjarri dhe shtojmë pijen me kafe dhe kafen dhe e përziejmë mirë.
Rrahim mirë vezët, të verdhat dhe sheqerin për 10 minuta derisa masa të dyfishojë volumin.
Shtojmë aty kremin e çokollatës dhe miellin duke e përzierë me delikatesë.
Lyejmë format me gjalpë dhe shpërndajmë masën e brumit nëpër to. Pastaj të gjitha i vendosim në një tavë dhe i pjekim në furrë të parangrohur me 200 gradë për 10-12 minuta, derisa të krijojë kore nëpër anë dhe të mbetet e butë brenda. Shërbehen të ngrohta, vetëm të spërkatura me sheqer pluhur.
Sa më shumë të ftohen aq më shumë forcohen brenda