Rrezet ultravioletë janë përgjegjëse për kancerin e lëkurës e rrezet UVB të diellit janë shkaktaret e djegieve të lëkurës.

Ja, disa metoda natyrale se si të trajtohet djegia nga dielli në kushte shtëpie:

Formoni një pastë me disa kastravecë të shtrydhur dhe lyeni lëkurën e skuqur. Vetitë analgjezike dhe antioksiduese do të përshpejtojnë procesin e shërimit të lëkurës.

Bustinat e përdorura të çajit, apo napat e lagura me çaj mund të bëjnë gjithashtu punë. Çaji do të balancojë pH e lëkurës dhe do ta mbajë lëkurën të hidratuar.

Vitamina E do të ulë gjithashtu inflamacionin. Ajo që duhet të bëni është të merrni xhelin nga disa kapsula vitamina E e të lyeni lëkurën. Qumështi mund të përdoret gjithashtu për të qetësuar lëkurën e djegur. Proteinat e gjendura në qumësht do të ushqejnë lëkurën.