Kush e ka provuar e di se thoi i rritur në mish mund të jetë gjëja më e dhimbshme. Kur thoi rritet brenda lëkurës, bakteret mund të infektojnë plagën duke na shkaktuar jo pak dhimbje dhe parehati.

8 mënyrat si të trajtoni këtë problem në kushte shtëpie.
1.Zhysni këmbët në një vaskë (kovë) me ujë të ngrohtë dhe kripë për 15 minuta. Kjo do të parandalojë infeksionin dhe do të zbusë thoin duke jua bërë më të lehtë trajtimin e mëtejshëm .
2. Me kujdes vendosni mes thoit të rritur dhe mishit një copë të vogël pambuku në mënyrë që të parandaloni rritjen e mëtejshme të thoit brenda në mish.
3. Sigurohuni që thoin ta prisni drejtë dhe me kujdes të hiqni lëkurën e infektuar pa e lënduar mishin. Pasi të keni hequr me kujdes qelbin (nëse plaga ka mbledhur) dezinfektojeni.
4. Mos i prisni thonjtë më shumë nga se duhet pasi kjo gjë rrit rrezikun që këta të fundit të futen në mish.
5. Vendin ku rritet thoi duhet ta lyeni me një krem antibakterial ose me vajin e pemës së çajit.
5. Pas trajtimit vishni këpucë të rehatshme që nuk ju ngushtojnë.