Secili prej nesh në ndonjë moment të jetës ka përhapur energji negative, sepse ka qenë i padisponuar apo nervoz. Megjithatë, ka njerëz të cilët vazhdimisht janë negativë, prandaj personat “normalë” thjesht e kanë të pamundur të mbijetojnë në afërsi të tyre. Ja disa këshilla se si të provoni t’i dispononi, ose thjesht t’i duroni më lehtë, transmeton koha.net.

Bëhuni informativ – Mund t’i thoni dikujt se sillet negativisht, vetëm nëse këtë gjë e bëni në mënyrë të matur dhe të pjekur. Njerëzit negativë zakonisht janë njerëz shumë të ndjeshëm, të cilët më së shpeshti për shkak të pasigurisë marrin qëndrim defansiv e edhe në provokimin më të vogël reagojnë ashpër. Nëse nuk dëshironi dramë, mos sulmoni. Në mënyrë të qetë informojini për atë se si ndikon në ju kur ai apo ajo bën ndonjë gjë të caktuar. Jini specifik, mos i përgjithësoni gjërat dhe mos harroni të jeni taktik.

Biseda pozitive – Shpesh mund të ndikoni te njerëzit e tjerë më qëndrimin tuaj pozitiv. Bëhuni pozitiv, në vend se të koncentroheni në disponimin e keq të dikujt tjetër. Ndoshta do të arrini që edhe ata fytyrëngrysur t’i dispononi me disponimin tuaj të mirë dhe tregoni që qëndrimi negativ nuk çon askund.

Nxitja – Mund të jetë e vështirë, por një nga këshillat më të mira për ata që duhet të jetojnë apo të punojnë me persona negativë është që t’i mbysni me mirësi. Mundohuni t’u thoni diçka të bukur dhe gjithmonë mendoni për atë që ndoshta personi është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë, dhe ju nuk dini asgjë për këtë gjë. Kujtohuni që çdokush ka të drejtë për të pasur ditë të keqe: ndoshta me të vërtetë nuk mendojnë të sillen ashtu si sillen, por ju jeni gjetur pranë tyre.

Bëhuni të dobishëm – Ofroni ndihmë, sepse nganjëherë pikërisht kjo i çarmatos. Personat negativë shpesh janë të frustruar për shkak të ndonjë problemi të cilin ndoshta pikërisht ju mund ta zgjidhni. Madje edhe kur nuk jeni të afërt, fakti që ofroni ndihmë do të bëjë të mos ndihen të vetmuar.

Jini diskret – Njerëzit me disponim të keq shpesh mund të lëndohen jashtëzakonisht lehtë. Nëse gjithsesi duhet të diskutoni, bëjeni këtë gjë në katër sy, kurrsesi para një grumbulli të njerëzve të tjerë.

Linja e rezistencës më të vogël – Nëse dikush është vazhdimisht negativ, qoftë nëse bëhet fjalë për fëmijën, një vartës, koleg apo mik, nuk duhet që për shkak të kësaj t’u ofroni më shumë kujdes, t’i merrni me të mirë apo të lëshoni pe. Ky është shpërblim, dhe ju nuk duheni ta shpërbleni sjelljen e keqe. Veçanërisht nëse qëndrimi negativ i atij personi ndikon te njerëzit e tjerë.

Shmanguni – Fatkeqësisht, ndonjëherë personat negativë nuk janë në gjendje ta largojnë qëndrimin e tyre negativ. Në këtë rast, më së miri për ju është t’i shmangni njerëzit me qëndrim të keq sa më shumë që është e mundshme. Kur kuptojnë që do të mbeten vetëm, le të mbushen mend. Të tjerët, megjithatë, vazhdojnë të akuzojnë gjithçka rreth vetes për problemet e tyre. Nuk ka arsye që të bëhen problemi juaj.