Sindikata e pavarur e punëtorëve në ndërtimtari, inxhinierëve dhe tregtarëve në ndërtimtari kërkon nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) të formojë komision të posaçëm që do të punojë për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve,

“Kërkojmë të krijohet shërbim ligjor që do të interesohet për ndryshim të Ligjit për marrëdhënie pune, në pjesën e të drejtave të punëtorëve, pagën më të ulët të garantuar për orë pune, si dhe të ndryshohen dispozitat e lidhjeve sindikale”, tha kryetari i kësaj sindikate, Atanas Trajkovski. Ai kërkoi përforcim të mbikëqyrjeve inspektoriale në sektorin e ndërtimtarisë ku thotë se ekziston konkurrencë të padrejtë me angazhimin e personave nga shtete tjera të cilët pranojnë pagën në dorë, pa asnjë regjistrim.

Mes tjerash, sindikata kërkon edhe rroga më të larta të kuadrove arsimore në shkollat fillore dhe të mesme në sferën e ndërtimtarisë.