Në emisionin Click Plus në Tv21 me gazetarin Fatmir Aliu në edicionin e sontëm mysafir ishte kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti duke folur për rastin e 27 prillit dhe zhvillimet rreth kësaj ngjarje ku tha: VMRO-DPMNE ka qenë viktimë dhe ka paguar koston më të lartë të mundshme politike.

Në intervenimin e gazetarit, nëse VMRO ka qenë viktimë apo agresorë, Ahmeti duke u munduar të përmirsoj “skandalin” me ç’rast VMRO nga organizator dhe realizator të ngjarjes së 27 prillit e shëndrroi në viktimë, filloi të merret me fakte historike duke u arsyetuar se bëhet fjalë për koston politike që ka paguar VMRO si fajtore për rastin në fjalë.

Ndryshe në pjesën më të madhe të emisionit Ahmeti ka folur për Mickovskin si lider të opozitës maqedonase duke bërë apel që të shfrytëzojë edhe këtë mundësi të fundit për të përmirësuar imazhin e dëmtuar të VMRO-së.