Portali i njohur sportiv ka renditur top 50 trajnerët më të mirë të futbollit.

Zinedine Zidane renditet në vendin e dytë pavarësisht se fitoi sivjet La Ligën dhe mbrojti edhe këtë sezon trofeun e fituar vitin e kaluar.

Antonio Conte, trajneri i Chelseat është renditur në pozitën e parë në saje të titullit të fituar në Ligën Premier.

Si i treti pozicionohet finalisti i ligës më elitare futbollistike evropiane për klube, trajneri i Juventusit, Massimilliano Allegri.

Ndërsa në mesin e pesëdhjetë më të mirëve janë edhe Thomas Tuchel (pa ekip), Arsene Wenger (31; Arsenal), Rafa Benitez (33; Newcastle), Ernesto Valverde (30º; Barcelonë), Unai Emery (27; PSG), Luis Enrique (22 pa ekip) Marcelino (20 pa ekip).