Vizita e kryeparlamentarit Xhaferi në Serbi, ku u mirëprit me nderime të larta nga Beogradi zyrtar dëshmon edhe njëherë për miqësinë e vjetër të krerëve shtetëror serb dhe funksionarëve të BDI-së, njofton fol.

Në kuadër të kësaj vizite me kreun shtetëror serb, kryeparlamentari Xhaferi rrugës për në shkup ndaloi për vizitë të shkurtër edhe në Komunën e Preshevës, ku u prit nga kryetari i kësaj komune Shqipërim Arifi.

Pas përfundimit të takimit të z. Xhaferi me kryetarin e Preshevës Shqipërim Arifin, ndodhi  një gabim  skandaloz nga kabineti i kryeparlamentarit Xhaferi.

Ekipi përgjegjës  që menaxhon profilin zyrtar të zotit Xhaferi, përktheu gabimisht nga gjuha shqipe në maqedonisht, njoftimin mbi takimin e zhvilluar, me kryetarin e komunës së Preshevës Shqipërim Arifin, në Albanija Arifi. Megjithëse pas publikimit të skandalit , i njëjti është përmirësuar nga ana e administratorit të profilit të z Xhaferi, megjithatë  disa media elektronike e kanë kapur të njëjtin dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale, sic mund të shihet edhe nëpërmjet fotos më poshtë që siguroi fol.

Gabimet e kësaj natyre thuajse janë bërë përditshmëri nga funksionar të BDI-së. Ditë më parë  opinioni publik mbeti i shokuar me përkthimin skandaloz, që politikan në hierarkinë e lartë partiake të BDI-së, i bënë  emrit të ri të propozuar si zgjidhje e mundshme me kontestin me Greqinë nga kryeministri Zaev, ”Republika Ilindenska Makedonija“, duke e përkthyer në shqip si ”Republika Ilinditase e Maqedonisë“/fol.mk