Skandal: Kryeministri Zaev në qeveri e mer deputetin Amdi Bajram që ju mundësonte romëve të vdekur të votojnë për Nikolla Gruevskin (Video)

Kryeministri i Maqedonisë,  Zoran Zaev  vetëm për të siguruar shumicën parlamentare ka vendosur  që politikanët e inkriminuar në kepqërdorime zgjedhore në vend që të burgosen, ata bëhen pjesë e kabinetit të tij duke marrë poste të rëndësishme qeveritare, sic është rasti me deputetin romë Amdi Bajram raporton, Amerika-Radio.

Zaev brenda natës ndryshoi mendimin ndaj deputetit romë, Bajram, dikur ishte kriminel, tani është njeri i përgjegjshëm që punon për të mirën e shtetit të Maqedonisë.

Në vitin 2016, Zaev gjatë publikimit të aferës së përgjimeve, publikoi një audio-incizim mes dy ish ministrave të VMRO-DPMNE-së, Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska, të cilët gjatë bisedës tregojnë se si Amdi Bajram në vitin 2012 ka marrë listën zgjedhore të Komunës së Shutkës për personat e vdekur, dhe ka angazhuar njerëz që për këta persona të vdekur të komunitetit romë të votohet në  dobi të VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit, raporton, Portali-Amerika-Radio.

Ndryshe, ende është e paqartë se psë Zaev e bënë pjesë e kabinetit qeveritar, Amdi Bajramin dhe Menduh Thacin të cilët nga prokuroria speciale ndjeken penalisht për keqpërdorime zgjedhore.

Apo Zaev vetëm që të shpëton Qeverinë, është në gjendje të amneston Amdi Bajramin dhe Menduh Thacin.

SHPËRNDAJE