Kamerat që po e ndiqnin presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, derisa ai po dilte nga ndërtesa e Parlamentit kroat dhe po ecte drejt sheshit Markov, kanë kapur një incident, të cilin e kishte shkaktuar një prej deputetëve kroat.

Deputeti Bulja ishte afruar dhe i kishte dhënë Vuçiqit, megjithatë nuk ishte dëgjuar se çfarë i kishte thënë.

Por megjithatë ishte dëgjuar përgjigja që Vuçiq i ktheu pasi u sigurua nga truprojat e tij.

“Mos mendoni se jam i frikësuar. Unë mund të përgjigjem ku të doni, sa të doni dhe për çdo gjë që ju dëshironi”, deklaron Vuçiq në ecje e sipër, shkruan B92, transmeton Periskopi.

Më pas një një bisede të realizuar ndërmjet Vuçiq dhe një gazetari kroat, thuhet që mund të ishte diskutuar për kompensimin e dëmeve të luftës, megjithatë Vuçiq për këtë temë ka thënë se ka diskutuar me kryeministrin kroat Plekoviç dhe se ishin sqaruar .

Siç kanë raportuar disa medie kroate, mësohet se deputeti Bulja kishte tentuar që të takohej me Vuçiqin para se të takohej me presidenten kroate, por kishte dështuar, dhe i kishte thënë se do të shihen kur të vizitojë ‘Glinan kroate’, raporton Periskopi.

Popullata kroate kishte reaguar jashtëzakonisht ashpër ndaj deklarimeve të Vuçiqit gjatë vitit 1995 kur si zyrtar i Partisë Radikale Serbe kishte thënë se askush nuk guxon ti lëviz serbët nga atje.

Lidhur me këtë deputeti Bulj kishte udhëhequr edhe protestat e veteranëve kroat.

Sipas Bulj është e pakuptimtë që presidentja kroate Kitaroviç ta ftoj presidenti serb në Kroaci, pasi sipas tij kjo është një fyerje për popullin dhe veteranët e vdekur”.