Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i ftuar në emisionin “TopTema” në Tv Telma ka folur për zhvillimet e fundit në Parlamentin e Maqedonisë, duke theksuar se partia e tij nuk ka asgjë kundër shqiptarëve.

Nga ana tjetër midis rreshtash ka arsyetuar sulmin barbar ndaj deputetit shqiptar, Ziadin Sela.

Pyetjes se a ishin pikërisht deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët kanë ngjallur albanofobinë te qytetarët, dhe kanë ushtruar dhunë mbi deputetin Ziadin Selën, duke e fyer e sharë dhe madje duke u mbuluar me gjak e kanë tërhequr zvarrë.

Gruevski është përgjigjur se VMRO-DPMNE nuk është kundër shqiptarëve, por se është kundër Platformës, pasi sipas Gruevskit shqiptarët nuk fitojnë asgjë nga kjo platformë, shkruan Zhurnal.

“Shqiptarët nuk fitojnë asgjë nga platforma, shqiptarëve ju duhet ekonomi e mirë, vende pune”, thotë Gruevski.

Ai ka akuzuar deputetin Sela se ai ka shkaktuar revoltë tek pala maqedonase pas deklaratave të tij në media.