Skënderbeu ka arritur pikën e parë në grupet e Ligës së Evropës.

Skuadra korçare, ka barazuar 1:1 me Young Boys, në ‘Elbasan Arena’, në ndeshjen e xhiros së dytë.

Të dy golat e kësaj ndeshje, u shënuan në pjesën e dytë.

Ishte Skënderbeu që fillimisht që kaloi në epërsi në minutën e 65’ ndaj Sowe.

Në minutën e 72’, zviceranët barazuan nëpërmjet Sale.

Edhe ndeshjen e xhiros së tretë, Skënderbeu e zhvillon në ‘Elbasan Arena’, ndaj serbëve të Partizanit.