Reperi Skivi ka humbur një person që e kishte shumë për zemër.

Përmes rrjetit social Instagram, reperi bëri të ditur se dje ka vdekur shoku i tij, me të cilin duket se ishte shumë i afërt.

Ai kishte zgjedhur ta postonte një fotografi që ia kishte shkrepur vetë Skivi në vitin 2016, në Tiranë.

“Prehu në paqe shoku im, nuk do të harroj kurrë” ka shkruar reperi sipër fotos.