Sonte në ora 19:00 në Teatrin e Tetovës do të rijepet shfaqja ‘G’ nën regji të Sulejman Rushitit me vepër të Gjergj Fishtës, shkruan Fol.

Kjo shfaqe u zgjodh si më e mira në Festivalin e Teatrove në Ferizaj. Pas shume sukseseve, dëshira e publikut tetovar e ka nxitur regjisorin Rushiti që ta vë në skenë përsëri këtë shfaqe.

”Në vigjilje të ditës së alfabetit mendoj se më shumë meriton të përkujtohet Gjergj Fishta, I cili edhe në drejtim të unifikimit të alfabetit ka një meritë të pashoqe.
Vetë dramatizimin e veprës e kam bërë i shtyrë nga dëshira për ta risjellë, madje për ta rehabilitatuar nga harresa figurën e tij rë lënë padrejtësisht në margjina.
Vepra satirike e fishtës në G vjen përmes gjuhës bashkëkohore skenike për të na folur për veset tona, e ato për fat të keq janë prezente, njësoj si para 100 viteve”, thotë Sulejman Rushit për portalin Fol. /Fol/