Qytetarët francezë votojnë sot në rrethin e parë të zgjedhjeve parlamentare.

Në garë, për herë të parë, është partia e re e presidentit Emmanuel Macron “Republika përpara”.

Macron, i cili fitoi lehtësisht zgjedhjet presidenciale më 7 maj, pritet të dalë mirë edhe në votimet e sotme.

Sondazhet tregojnë se partia e tij e qendrës do të fitojë së paku 30 përqind të votave dhe do të pasohet nga Republikanët e krahut të djathtë me 20 përqind dhe Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë me 17 përqind.

Rreth 7,882 kandidatë garojnë për Dhomën e Ulët të Parlamentit, e cila ka 577 ulëse