Verifikimi i propozim vendimit për shkarkim nga funksioni i sekretarit gjeneral të Kuvendit, Zharko Denksovski është pika e parë e rendit të ditës në mbledhjen e sotme të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, njofton Portalb.mk.

Sekretari gjeneralin e emëron Kuvendi me propozim të Komisionit pëZgjedhje dhe Emërime. Siç edhe parasheh Rregullorja e Kuvendit, sekretari gjeneral i ndihmon kryeparlamentarit në Kuvend në përgatitjen dhe organizimin e seancave në Kuvend, si dhe e organizon punën e shërbimit të Kuvendit.

Zharko Denkovski si sekretar gjeneral i Kuvendit është emëruar që nga viti 2017.