Shkruan Altin Spahiu

Unë këtij populli i takoj,
Nuk kam ç’bëj, smund ta mohoj
Popull që Arbër Xhaferit nuk i besoi,
Aliun e Fazliun shumë herë i votoi.

Kemi votu edhe shum tjerë “gllupa”
Bujara, Artana, Osmana e Gruba,
Arbër Xhaferit si kemi besuar,
Nuk jemi aq keq, sa kemi merituar.

Kemi votu Merko e Talata,
Vetëm te ne rrena i ka këmbët e gjata,
Nuk ka faj as Musa ndonjëherë kur thot,
E meriton ti oooo idiot.

Këtij populli unë i takoj,
Skam çka bëj, smund ta mohoj,
Perralla na ka ëndja të dëgjojmë,
Realitetit fort nuk i besojmë.

Këtij populli unë i kam takuar,
Por shumë shpejt gjërat kanë me ndryshuar,
Populli im do të çohet në këmbë,
Se pa u lujt nanën disa politikajve,
Babë skan për të na thënë.