Trajneri i Interit, Luciano Spalletti është i lodhur me krahasimin me Jose Mourinho

Interi pas 16 javëve të para kryeson kampionatin italian me 40 pikë, një më shumë se sa Napoli dhe dy më shumë se sa Juventus.

Sipas mediave italiane me meritori për këtë sukses është trajneri Luciano Spalletti, i cili po krahasot me Jose Mourinhon.

Por vet italiani është i lodhur me këtë krahasim, pasi thotë se nuk është as afër Mourinhos.

“Krahasimi me Mourinhon më turpëron”, tha Spalletti gjatë konferencës për media, para ndeshjes me Pordenone në Coppa Italia.

“Ju duhet të ndaloni krahasimin në mes meje që jam këtu që dy ditë dhe dikujt që ka bërë histori me Interin. Nuk jam as afër tij dhe më bën një nder: Mos më vendosni afër tij” u shpreh Spalletti.