Në emisionin e mbrëmshëm “Click Plus”, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski zbuloi se 40 persona të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) kanë punuar me diploma të falsifikuara, transmeton Portalb.mk.

Ai potencoi se këta persona kanë arritur edhe në funksione të rëndësishme në MPB, por pasi u zbuluan kanë marrë vendim për dorëheqje si dhe padi penale. Gjithashtu padi penale janë dorëzuar edhe te fakultetet të cilat i kanë dhënë këto diploma.

I pyetur se nëse ndonjë nga deputetët ka denoncuar kërcenim rreth sjelljes së propozimit nga ana e Qeverisë për ndryshime kushtetuese, ai tha se asnjë deputet nuk ka denoncuar ndonjë shkelje të ligjit. Por, ka denoncime nga persona udhëheqës në partinë opozitare të VMRO-DPMNE-së dhe nga anëtarë të së njëjtës parti, tha Spasovski.

Spasovski shtoi se nga partia opozitare e VMRO-DPMNE-së kërkohet amnisti për udhëheqësinë e saj paraprake e cila akuzohet.