Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, sot në një konferencë për shtyp, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha se, së shpejti do të mësohen emrat e drejtorëve të rinj të Byrosë për Siguri Publike (BSP) dhe Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbuli (DSK).

 

Spasovski tha se gjithashtu do të përgatitet raport për trupin punues për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Ai foli edhe për sulmin e sotëm ndaj Nikolla Todorovit, ku tha se e dënon incidentin dhe u shpreh se pavarësisht motiveve dhe arsyeve të sulmuesit, askush nuk ka të drejtë të merr jetë.