Manchester United ja ka shkaktuar humbjen e parë Juventusit këtë sezon pasi që e ka mundur atë midis Torinos me rezulta 1-2.

Nuk ka Ronaldo aty ku është Jose Mourinho.

Special One është treguar sot specialist për t”i shkaktuar humbje Juventusit duke e mundur atë në stadiumin e vet me përmbysje.

Juventus ishte më i mirë në pjesën e parë dhe e kontrolloi shumicën e ndeshjes. Pavarësisht se Khedira goditi shtyllën për Juven, rezultati mbeti i paprekur.

Në pjesën e dytë loja u bë shumë më interesante.

Cristiano Ronaldo shënoi një gol të bukur në minutën e 64.

Ai mori një krosim të mirë nga Leonardo Bonucci, derisa me vole shënoi. Kur u mendua se Juve do ta fitonte këtë ndeshje, kështu nuk mendoi Jose Mourinho dhe Manchesteri i tij.

Fillimisht ishte Mata, i cili me një goditje taktike nga gjuajtja e lirë shënon gol në minutën e 85″të për ta barazuar rezultatin.

Manchester nuk u dorëzua dhe një krosim në zonën e Juventus dhe një goditje nga Fellaini bëri që topi të përfundoi në hundën e Alex Sandros dhe të hy në rrjetë duke fituar Manchester United.

Me këtë fitore United bën një hap të madh për t”u kualifikuar tutje në Ligën e Kampionëve, derisa Juventus vazhdon ta kryesojë grupin H më nëntë pikë. United ka 7, kurse Valencia 5. E fundit është Young Boys më 1 pikë.