Sante Plus të hënën vazhdon me punë, thonë burime të spitalit për TV24. Ky vendim vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë Administrative që ka restauruar përkohësisht lejen e punës. Në shpjegimin e vendimit të cilin e kaparë TV24, kthimi i lejes në këtë kohë është në mënyrë që të parandalohen pasojat e dëmshme për pacientët dhe stafin e spitali.

“Pranohet kërkesa e paditësit për masë të caktuar të përkohshme, shtyrja e ekzekutimit të vendimit për revokimin e lejes së punës është shtyrë deri në përfundimin me ligj të procedurës pas padisë së ngritur. Është e padiskutueshme që me revokimin e licencës për punën e “Sante Plus” është një çështje e marrëdhënieve juridike që zgjasin dhe për të shmangur në të ardhmen pasojat e pashmangshme të dëmshme që do të ndodhin për pacientët dhe punonjësit e institucionit shëndetësor “, thuhet në vendim për masën e përkohshme nga Gjykata e Lartë Administrative.

Ky vendim është marrë nga Gjykata e Lartë Administrative pasi Administrativja ka hodhur poshtë kërkesën për punë të përkohshme në spital. Shpjegimi i dhënë nga gjykata administrative në dy faqe thekson se spitali nuk ka ofruar dëshmi me shkrim për të justifikuar kërkesën për pasoja të mundshme të dëmshme.

Spitali u mbyll nga Ministria e Shëndetësisë më 28 shkurt, pasi një grua 31 vjeçare nga Kërçova vdiq gjatë një lindjeje cezariane. Pas vdekjes së saj, Ministria krijoi një komision ekspertësh që zbuloi se tubi ishte vendosur gabimisht, dhe në sallën e operacionit ata nuk kishin pajisjen anestetike të nevojshme që mund të reagonin me kohë. Një anestezist nga KARIL, i cili ka punuar ilegalisht në spital, është larguar nga puna.

Sante Plus akuzoi se mbyllja ka qenë tendencioze dhe menaxhmenti pretendoi se nuk kishte lëshime në trajtimin e nënës. Vdekjen e 31-vjeçares e heton Prokuroria Publike për tre muaj. Ata thonë se hetimi është ende në procedurën paraprake dhe nuk mund të japë informacion.