Ousmane Dembele do të transferohet te Barcelona.

Ousmane Dembele do të largohet nga Borussia Dortmund.

E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se sulmuesi do të transferohet në Barcelonë.

Madje, gazeta katalane ka shtuar se transferimi i tij në Camp Nou është çështje orësh.

Dembele nuk është paraqitur në stërvitjen e Dortmundit të enjten andaj transferimi i tij te Barcelona është gjithnjë e më afër.