Leo Messi edhe një herë tjetër tregoi se në El Clasico është lojtar më i mirë se sa Cristiano Ronaldo
Ylli i Barcelonës, Leo Messi shënoi dy gola në fitoren 3:2 të skuadrës së tij ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu.

Ai edhe një herë tjetër ishte vendimtar në ndeshjen më të rëndësishme, për dallim nga Cristiano Ronaldo që kishte një natë të tmerrshme.

Më poshtë keni disa statistika të ndeshjes së mbrëmshme që tregojnë dallimin në mes të Messit dhe Ronaldos:

Driblime:
Messi: Finalizoi 7 driblime nga 11 në total
Ronaldo: zero driblime nga një tentim

Gola:
Messi: Dy gola
Ronaldo: Zero

Faule:
Messi: 6 ndërhyrje ndaj tij, prej tyre një karton i verdhë dhe një i kuq
Ronaldo: 2 ndërhyrje ndaj tij

Prekje të topit: Messi: 72 prekje
Ronaldo: 39 prekte

Pasime:
Messi: 45 pasime
Ronaldo: 17 pasime

Dule ajrore:
Messi: Një duel i fituar
Ronaldo: Zero dulete ajrore të fituara