Deri sa Bdi dhe Aleanca zhvillojnë ,,luftë” mediale se kush do udhëheqë me dikasterin e Shëndetsisë,Lsdm-ja veç më është duke udhëhequr atë dikaster përmes zv.Ministrit dhe normisht sa më shumë të zgjatë kjo situatë aq më mirë për Lsdm-në.
Kjo është dhe strategjia e Lsdm-së ,,përçaj dhe sundo” dhe kuptohet se fituesi i kësaj situate ,,tërhiq dhe mos e këput” është vetëm Lsdm-ja në aspekt të kontrollit të pushtetit,por kjo nuk mbaron me kaq,qëllimi është që të kontrollojnë sa më shumë pushtet dhe atë nga ,,hisja” që ju takon Shqiptarve.

Nëse e shihni gjendjen e pas zgjedhjeve lokale në aspekt të konstituimit të pushtetit lokal mundë të vërejmë që Lsdm-ja ka marrë disa këshilla komunal dhe pozicione në ndërmarrje komunale në komunat ku janë shumicë Shqiptarët e që asnjiher më parë si kanë pasur,p.sh. në Strugë,në Tetovë,në Çairë,në Kumanovë,në Butel etj..

Por cili është qëllimi final i kësaj strategjie të Lsdm-së?

Qëllimi tash më është shumë i qartë dhe lehtë i kuptueshëm,asimilimi politik i Shqiptarëve përmes kontrollit të pushtetit sa më shumë që është e mundur.
Veprimi i këtillë i Lsdm-së ka gjetur teren shumë të volitshëm sidomos kur partitë politike Shqiptare i janë futur një ,,lufte brenda llojit” dhe kjo ndikon shumë në dëshprimin e votuesit Shqiptarë që indirekt e ndihmon projektin e ,,asimilimit politik” që dita ditës po fuqizohet dhe nuk vërehet ndonjë shenjë përmirsimi,kushtimishtë thënë tek pala Shqiptare.

Cila është zgjidhja?

Komunikimi dhe bashkrëndimi i veprimeve politike brenda kampusit politik Shqiptarë është e vetmja mënyrë për ta ndalur një dukuri të këtillë që në planin afatgjatë mundë të jet shumë e dëmshme jo vetëm për Shqiptarët por për vet Shtetin e Maqedonisë,sepse një ditë kur të arrihet ,,pika e vlimit” gjithçka mundë përmbyset dhe të fillojmë nga e para,por nuk dihet cilat do të jenë pasojat dhe cili do të jet ndikimi i tyre në të ardhmen.

Nëse duhet nxjerrur mësim nga e kaluara,një nga arsyet e urrejtjes së akumuluar tek Shqiptarët kundër Gruevkit i cili po jeton ditet e fundit të karierës së tij politike,është edhe fakti se në mënyrë sistematike ka nënçmuar potencialin politik të Shqiptarëve dhe ka prekur dinjitetin e tyre.
Prandaj ktejt kjo situata e krijuar ditëve të fundit e që lidhet me Ministrin e Shëndetsisë nuk është thjeshtë ,,teknike” por është shumë politike dhe nxjerr në pahë realitetin politikë e që rrënjët i ka tek ,,Przhino 1 dhe 2 ”
Ky është ,,koncepti qytetarë” i peshuar në ,,peshoren etnike” që ka për qëllimë eksploatimin e potencialit politikë të Shqiptarëve të bazuar në një demagogji komuniste.