Struga në këto katër vite mandat të qeverisjes së Ziadin Selës ka pësuar ndryshimin më të madh të mundshëm brenda ekzistencës së komunës së Strugës. Qytetarët struganë kanë mundësinë e mirë ta shohin punën e tij dhe kauzën të cilën e ka bërë me gjithë përpjekje humane dhe intelektuale për to dhe për Strugën.

Struga në 4 vite mandat arriti të ndryshojë nga një fshat i prapambetur e i vjedhur apo i lënë krejt pas dore, në një qytet i rregulluar mirë dhe i përshtatshëm për turistë të vendit dhe të huaj. Ai arriti me shumë sakrificë ta ndryshojë për ta pasur në dorë vetë struganët qytetin e tyre dhe sigurisht se nuk mungoi shpronësimi i Strugës nga bandat e BDI-së dhe Ramiz Merkos.

Struga është para një testi të madh, do të duhet të vendosin para një “të huaji” për shqiptarët si puna e Ramiz Merkos apo para një figure kombëtare si Ziadin Sela dhe kjo është treguar me punë këto vite në skenën politike. Struga ka dijen dhe guximin e nevojshëm, din më së miri të dallojë të mirën dhe të keqen, vlerën prej antivlerës sepse fundja mbrojnë birin e tyre, mbrojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre, mbrojnë Ziadinin që sot më shumë se kurrë i duhet jo vetëm Strugës po shpresës së shqiptarëve gjithandej, përballë një makinerie shtetërore, që për të mbrojtur bandat e tyre janë të gatshëm të bashkëpunojnë edhe me dreqin, vetëm për ta mundur Ziadin Selën në Strugë, por më kot se sigurisht nuk do t’ia dalin sepse Struganët janë rroje te “ura e Drinit” dhe nuk do të lejojnë./fol.mk/