Studentët në Maqedoni rrallë paraqesin korrupsionin, tregon hetimi i projektit “Mundësitë e ligjit për mbrojtje të informatorëve dhe parandalimin e korrupsionit në arsimin e lartë në Maqedoni”. Profesoresha universitare Misha Dokmanoviq, mendon se studentët pak e njohin ligjin për mbrojtje të informatorëve dhe për këtë arsye nuk guxojnë që të paraqesin korrupsionin.

“Ne kemi anketuar 513 studentë, nga katër universitetet më të mëdha në vend. Nga të anketuarit, vetëm 7% u përgjigjën se ka korrupsion në fakultetet e tyre. Shumica prej tyre, frikësohen që t’i paraqesin. Ata nuk e dinë se ligji për mbrojtje të informatorëve është sjellur para një viti dhe ju mundëson fshehje të identitetit të atij që paraqet korrupsionin”, deklaroi Dokmanoviq.

Një pjesë e madhe e profesorëve, që morën pjesë në tryezën e rrumbullakët në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, theksuan se studentët nuk i njohin të gjitha format e korrupsionit./Telegrafi/