Në të shumtën e rasteve e shohim Shqipërinë në portalet e huaja për ngjarje të rënda, aksidente, lajme droge apo duke u komentuar për situatat komplekse politike.

Kësaj here portali italian “Gazzettadiparma” ka mirëpritur disa fotografi të një arkitekti me origjinë shqiptare ku shfaqet e mrekullueshme natyra e vendit tonë.

28 vjeçari shqiptar, Rami Jakupi, ish-student arkitekture në Universitetin e Parmës në Itali, ka habitur të gjithë me bukuritë që nga veriu deri në jug të Shqipërisë.

Fotot janë postuar në mediat italiane ku shoqërohen me komente tejet pozitive.

“Përveçse ish-student, tashmë arkitekt, unë jam edhe një fotograf i aposionuar. Nuk humb asnjë mundësi për të fiksuar vendet dhe çastet më të bukura kur kthehem në vendin tim”, shprehet 28 vjeçari për Gazzettadiparma.

Foto galeri nga JR-Photography

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

14

15

16

17

19

20

21

23

26