Sulmet huligane ndaj Ziadinit nuk kanë përfunduar më 27 Prill, ato vazhdojnë edhe sot me të njejtin qëllim dhe të dirigjuar nga të njejtat qarqe të cilat dështuan ta eliminojnë fizikisht dhe tash përpiqen politikisht, me aleanca të fshehta dhe publike. Vetëm akuza, shpifje, tradhti… por në asnjë moment mirënjohës për ndryshimin që e shohin, e shkelin dhe e përjetojnë në qytetin e Strugës. Hypin mbi urën e re dhe të shajnë, të shajnë duke u fotografuar në shëtitoren e mrekullueshme rreth Drinit të zi, promovojnë gjelbërim duke djegur pemë vetëm se ato u realizuan gjatë mandatit të Ziadinit, punësuan miq dhe familjarë dhe tani të shajnë për papunësi. Kaq djallëzi pa pushtet, e imagjinoni dot me pushtet.
Por struganët e dinë mirë realitetin që i rrethon, e përjetojnë çdo ditë ndryshimin e madh dhe jam i bindur që të gjithë duan që ky ndryshim të vazhdojë. Edhe për Ziadinin jam i bindur që do ta vazhdojë projektin e tij për qytetin e tij, sepse e ka dëshmuar se nuk i lë punët në gjysëm, edhe kur e “vranë” u ngrit përsëri, edhe kur i ofruan postin më të lartë (Kryetar i Parlamentit) e refuzoi, refuzoi zv.kryeministrin sepse ai e din se projekti për Strugën tonë nuk ka përfunduar. Këtë kohë Struga ka privilegjin që një lider rajonal, një personalitet i formuar kombëtarisht dhe profesionalisht të jetë në krye të këtij qyteti. Struganët e meritojnë këtë sepse të gjithë janë të tillë, prandaj pa asnjë dyshim ky mision duhet të vazhdojë. Njëherë të bëhet Struga pastaj qefet, inatet, epshet dhe dëshirat individuale. Struga e re e bukur dhe e pastër do ti mposhtë aleancat dhe matematikat që gjitha së bashku kanë një qëllim të vetëm – Ziadin Selën!