Dy persona të maskuar dhe të armatosur me thikë, mbrëmë fizikisht e kanë sulmuar I.J. (49) në shtëpinë e saj në Prilep, e kanë lidhur me ngjitëse, pas çka i kanë vjedhur stoli prej ari dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes, përcjell Fol.

Siç kumtoi MPB-ja, rasti është paraqitur në polici në mëngjes rreth orës 04:00. Shtëpia e viktimës gjendet në rrugën ‘Borka Taleski’ në Prilep.

Nga policia informojnë se merren masa për shpjegimin e plotë të rastit. /Fol/