Aksioni “ta mbrojmë shoqërinë civile”, e përkrahur nga 122 organizata dhe lëvizje joqeveritare në Maqedoni, sot do të paraqiten në konferencë të përbashkët për shtyp në Qendrën Kulturore Rinore.

Në konferencë do të mbajnë fjalime Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit, Fani Karanfillova-Panovska nga Fondacioni Shoqëri e Hapur, Arjanit Xhaferi nga Eco Guerilla, Zekir Abudli nga KHAM-Dellçevë etj.

Ky aksion vjen pas sulmeve të shumta të VMRO-DPMNE-së, për shuarjen e organizatave jo-qeveritare nën akuzën se të njëjtat punojnë për “interesa të huaja”. /Portalb