Tahir Hani

Fotografitë janë shkrepur në Kuvendin themelues të inicijativës politike më të re të treshit të “pakënaqur” të BDI-së nga Maqedonia Fazli Veliu, Tahir Hani dhe Fatmir Limani, me ndihmën e shokëve dhe miqëve të tyre të ilegalitetit.

Inicijativa që vjen në kohë të pakuptimtë dhe me qëllime të pakuptimta, përshkak se personalitetet në fjalë janë pjesë e partisë në pushtet BDI, të cilët në skenën politike në Maqedoni janë të njohur për dëgjueshmëri ndaj partisë dhe avokati ndaj interesave të tyre personale, edhe pse në takime private me ish luftëtarët e UÇK-së dhe mërgimtarët shqiptarë të idealit, shprehen ndryshe.

Si do qoftë, çdo kush lufton për diçka, edhe këta tre po ashtu.

Së shpejti do të fillojnë punimet për të formuar strukturat e kësaj inicijative, por ngelet e paqartë se me çfarë kredibiliteti disponojnë në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë, kur dihet që deri dje ishin miratues të politikave anti shqiptare herë të LSDM-së, herë të VMRO-DPMNE-së!

Fazli Veliu me SHVL UÇK-në la në “baltë” trimat më të mëdhej të konfliktit të 2001-it, dhe dështoi në sjelljen e Ligjit për ish luftëtarët e UÇK-së. Fatmir Limani dështoi si zv.Drejtor i ELEM-it të Maqedonisë, duke mos arritur të bëjë punësim sipas proporcionalit dhe duke miratuar në vitin 2016 buxhet prej 15 milion eurove për investim në zonat ekskluzivisht maqedonase. Tahir Hani dështoi në mbrojtjen dhe artikulimin e interesave të shqiptarëve në Ministrinë e transportit dhe lidhjeve, po ashtu ishte i heshtur dhe i dëgjueshëm gjatë kohës kur bëheshin investime masovike në Projektin “Shkupi 2014”.

 

keshilli drejtuesFatmir Limani

©fol.mk