Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin janë paraqitur para kamerave në Pallatin Presidencial në Helsinki.

Dhe siç raportojnë mediat e huaja, presidenti rus ka thënë se është një kënaqësi për të takuar Trumpin.

Gjithashtu bëhet e ditur se Trump e ka përgëzuar homologun e tij rus për Kupën e Botës në futboll dhe performancën e Rusisë në turne. “Kam shikuar mjaft nga ajo ngjarje… ishte realizuar bukur”, ka thënë Trump.

Gjithashtu Trump ka thënë se “kemi shumë gjëra të mira për të biseduar, që nga tregtia në Kinë”.

“Ne kemi mundësi të mëdha së bashku, nuk kemi shkuar mirë me vite”, ka shtuar Trump.

“Të kesh marrëdhënie të mira është një gjë e mirë”, ka thënë më tej Trump. “Bota dëshiron të na shohë të ecim së bashku”.

“Ne kemi 90% të armëve bërthamore në botë dhe kjo nuk është një gjë e mirë”, citohet të ketë thënë Trump.

Siç shkruan tutje TheGuardian, Putin dhe Trump gjithashtu patën një shtrëngim duarsh që zgjati rreth tre sekonda. Të dy dukeshin të tensionuar, ata nuk buzëqeshin shumë.

Derisa asnjë pyetje nuk është marrë nga gazetarët, pritet të zhvillohet edhe takimi i paraparë 90-minutësh “sy më sy” në mes të Trumpit dhe Putinit. /Telegrafi/