Taksa 3 mijë denarë për studentët, akoma pa zgjidhje

Universiteti i Tetovës pritet të bëjë ndyshime në statutin e tij, pas ultimatumit të dhënë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Kërkesa e Ministrisë erdhi pas informacioneve se studentet e drejtimeve të caktuara pagujanë nga 3 000 denar për kryerjen punës praktike, për të cilën nga dikasteri i Arsimi thanë se është në kundërshtim me ligjin për arsimin e lartë dhe duhet të mënjanohet në afat prej 3 muajsh. Nga Dekanati i Fakultetit Juridik thonë që akoma nuk ka hap konkret dhe zyrtar por ditëve në vijim pritet që të rregullohet kjo çështje sipas dispozitave të ligjit për arsim të lartë.

Dekanati i Juridikut në UT

“Qëndrimi i Senatit është dhënë. Deri më sot nuk ka akoma ndryshime. Presim që brenda këtyre ditëve të rregullohet çështja.”

Në lidhje me atë nëse do t’u kthehen paratë atyre studentëve të cilët veçme kanë bërë pagesën e taksës së praktikës, nga Dekanati i Juridikut nuk kanë një përgjigje duke u deklaruar jokompetentë. Edhe përkundër tentimeve të Televizionit Alsat për të marrë më shumë informata nga organet udhëheqëse të Universitetit të Tetovës, nuk arritëm të biem në kontakt. Është e paqartë se sa studentë përfundojnë këtë vit studimet dhe sa studentë tashmë kanë bërë pagesën 3 mijë denarëshe për punën e detyrueshme praktike, që bëjnë në semestrin e fundit të studimeve. Ditë më parë, nga Universiteti pranuan ekzistimin e një tarife të këtillë dhe e cilësuan atë si legjitime dhe të paraparë me statut. Një tarifë e tillë, nuk praktikohet në Universitetet tjera publike në vend./Alsat-M/

SHPËRNDAJE