Sot një nga aplikacionet më popullore të enkriptuara të chatit, Viber , ka nxjerrë atë që quhet “mesazhe sekrete” , i cili u jep përdoruesve më shumë kontroll mbi bisedat.

 

Kjo risi u jep mundësi përdoruesve që të vendosin se cilat video dhe foto të qëndrojnë në arkivën e chatit , para së të shtypin send.

Viber që tani u lejon që të fshini një bisedë edhe nga telefoni juaj edhe nga telefoni i bashkëbiseduesit.

Kjo risi në Viber i lejon përdoruesit që të vendosin një afat kohor për imazhet që duan të ndajnë por që sduan që të përfshihen në arkiva , koncept i ngjashëm me snapchatin .

Ju mund të dërgoni një foto dhe të vendosni nëse doni që fotoja të ruhet për 1,3,7 apo 10 sekonda që nga shikimi i parë, raporton TechSot.al.

Viber ka 800 milionë përdorues të regjistruar dhe 260 milionë përdorues aktiv.

Kjo vecori e re ka qenë risi për Viber, por ama ska qenë le ta themi dicka e pa realizuar më parë nga konkurrentët.