Si pasojë e përmbytjes së një anijeje të udhëtarëve në liqenin Viktoria në Tanzani njoftohet se kanë humbur jetën 79 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisari i rajonit Mwanza, John Mongella, ka bërë të ditur se në ngjarjen e ndodhur mbrëmë kanë humbur jetën 79 persona dhe janë shpëtuar 33 të tjerë.

“Nuk mund të bëj parashikimin se sa persona kanë qenë në anije. Aktualisht fokusimi ynë është të shpëtojmë”, ka theksuar Mongella, duke shtuar se numri i të vdekurve mund të rritet.

Mjetet detare që udhëtojnë me qindra udhëtarë në bord dhe pa mirëmbajtje, edhe më parë kanë shkaktuar fatkeqësi të mëdha në vend.

Në vitin 1996 si pasojë e një aksidenti mbi liqenin Viktoria, ku një anije udhëtonte me mbi 800 persona në bord, u mbyt në afërsi të Zanzibairt dhe humbën jetën rreth 200 persona.