Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, do të marrin pjesë në Samitin vjetor evropian “Ballkani Perëndimor në udhëkryq-Sfidat e reja, ndryshimi i dinamikës”, që do të mbahet më 5 dhjetor në Bruksel, përcjell Fol.

Samiti organizohet në bashkëpunim me Konrad-Adenauer Stiftung, UNDP-në dhe United States European Comman (EUCOM) me mbështete të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (RCC), Komisioni Evropian dhe Rockefeller Brothers Fund.

Samiti mbahet pak para miratimit të strategjisë së re të Komisionit Evropian për zgjerim në rajon, i paraparë të bëhet në fillim të vitit 2018.

Në samit do të marrin pjesë edhe personalitete tjera nga rajoni dhe nga Komisioni Evropian. /Fol/