Në vazhdën e takimeve me qytetarët, Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka zhvilluar takimin e radhës në Strugë. Të pranishmit në panel si kryekomunari i Gostivarit Arben Taravari dhe kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, kanë folur për zhvillimet e fundit politike dhe hallet e struganëve, përcjell Fol.

Taravari gjatë fjalimit të tij ka thënë se ASH çdo ditë e më shumë gëzon mbështetje të parezervë dhe se partia ka arritur zonat në Pollog të përvetësojë elektoratin.

Taravari ka theksuar se ASH ka vendosur standarde të reja në politik, siç ishin emërimet e zv.ministrave, të gjithë të kualifikuar.

Ai poashtu ka bërë thirrje që sa më shumë të pranishmit dhe mbështetësit e ASH-së të afrojnë njerëz sa më shumë. Sa më pak deputetë ka BDI-ja, aq më shumë kanë suksese shqiptarët, duke vënë theksin se në periudhën kur kishte 20 deputetë nuk zgjodhi asnjë çështje, tani që ka 10 deputetë, shqiptarët gëzojnë më shumë të drejta. Ai para të pranishmëve ironizoi se, paramendoni nëse BDI ka 5 deputetë, shqiptarët shumë më shumë do të avancohen, duke lënë të nënkuptohet se ASH në të ardhmen do të ketë më shumë mandate dhe realizimi i kauzës do të bëhet gjithnjë më e mundshme. /Fol/