Taravari u përgjigjet akuzave të Nuhiut: “Eja të mërkurën në ordinancën neurologjike do t’ju kontrolloj falas, po ke nevojë”

Pas akuzave të rrënda nga zëvendësministri i policisë, Agim Nuhiu se kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka “halucinacione “ kur publikisht ankohet se persona nga Gostivari e kanë kërcënuar me jetë.

Menjëherë ka reaguar Taravari i cili njeriut të dytë të policisë i bënë ftesë publike që të ditën e mërkurë të vijë në Spitalin Shtetërorë në Shkup dhe të kontrollohet tek ordinanca e Taravarit.

Në vijim reagimi i plotë:

Zotëri Agim Nuhiu, juve edhe 27 prilli ju dukej si halucinacion. Madje edhe vrasjet që ndodhën në kuadër të partisë tuaj i cilësonit si njerëz të gabuar në moment dhe vend të gabuar….
Une ju kuptoj që në rradhët tuaj keni shumë njerëz me dosje të kriminalizuar dhe duhet ti mbroni ato, sepse ata me armë në dorë ju sigurinin vota dhe pushtet.
Po ja si mjek dhe neurolog tê ju them se me dukeni një çik i çuditshëm. Tê mërkurave jam në klinikë e neurofiziologjisë Zotri Nuhiu, jeni të mirseardhur nëse keni nevojë.

Ndryshe, Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske në lidhje me kërcenimin e kryetarit të Komunës së Gostivarit, për të cilin ai ka ngritur vepër penale, thotë se vlerësimet e SPB Tetovë janë se ato janë vetëm halucinacione që mund të përdoren për interesat e politikës ditore të një kryetari, raporton Portalb.mk.

“Sigurisht se Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës e ka marrë në konsideratë paraqitjen e tij dhe kualifikimi është që fakti i referuar nuk paraqet vepër penale. Ai mund të shfrytëzojë mjete tjera juridike dhe të ngrejë padi penale private meqenëse kualifikon se vërtetë ka vepër penale, vlerësimet e SPB të Tetovës janë se ato janë vetëm halucinacione që mund të përdoren për interesat e politikës ditore të një kryetari, është mirë që ai të fokusohet në programin me të cilin e ka fituar mandatin”, tha Nuhiu duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske.

SHPËRNDAJE